Die. Sht 23rd, 2018

Fundjava në pishina. Dezinfektim me klor, pastrim dhe mjek për pushuesit

Sezoni veror ka nisur dhe pishinat janë ndër vendet më të frekuentuara. Një nga pishinat më të mëdha në vend, që funksionon prej gati 30 vitesh, në pikun e vet frekuentohet nga 1000 njerëz.

Sokol Thuqi, përgjegjës për trajtimin e pishinave, tregon: “Bëhet qarkullimi i ujit 24 orë në 24, me pompa të fuqishme”.

Pishinat mbushen në muajin maj dhe përveç dezinfektimit me klor, i nënshtrohen edhe një procesi tjetër: “Nga ora 5 deri në 9 pastrohen me fshesa të posaçme”.

Në fundjavë ka një frekuentim të madh të pishinës. Disa pushues kanë një merak: “Futen edhe të rriturit te të vegjlit, nuk kemi çfarë bëjmë. Ndihet edhe aroma e klorit në ujë”.

Në pishinë funksionon ambulanca, me mjek dhe infermier. Mjeku pediatër Mikail Spiro shprehet: “Ka gërvishtje, djegie, dhembje veshi nga uji”.

InfoPasqyra/tch

Kategori