Mar. Nën 13th, 2018

Fundjava ‘zbraz’ kryeqytetin, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës (Video)

TIRANE– Fundjava ka sjellë një dyndje të qytetarëve nga Tirana në drejtim të bregdetit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “InfoPasqyra/BW” pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës ku ka një mbingarkesë të saj në të gjithë gjatësinë e këtij aksi rrugor.

Mësohet se radha e automjeteve arrin në disa kilometra.

Për të evituar trafikun një pjesë e shoferëve zgjedhin rrugën dytësore. Në pamje shihet devijimi i qarkullimit tek Kthesa e Kamzës.

(InfoPasqyra/BW)


-Kronikë – BalkanWeb.com

Kategori