Mër. Tet 17th, 2018

Fuqia e Taylor Swift, me një postim bind amerikanët të dalin të votojnë

<!– GazetaExpress E martë, 09 Tetor 2018 16:53–>

Taylor Swift ka ngjallur shumë diskutime kur është shprehur për herë të parë hapur se për kë do të votojë.

Këngëtarja e suksesshme asnjëherë më parë nuk është deklaruar për bindjet e saj politike.

Por, këtë herë ajo ka vendosur të dalë hapur për Partinë Demokrate në një postim për 112 milionë ndjekësit e saj në Instagram, përcjell Gazeta Express.

Përveç kësaj, Swift ka kërkuar nga shtetasit amerikanë që të regjistrohen për votë e të dalin të votojnë, pasi është e drejta e tyre të zgjedhin atë për të cilin mendojnë se i përshtatet më shumë ideve të tyre.

E me këtë rast, më shumë se 65 mijë vetë janë regjistruar vetëm brenda 24 orëve pas postimit të Swift.

Udhëheqësit e Vote.org kanë treguar se 155,940 njerëz kanë vizituar uebsajtin, derisa në një ditë të zakonshme vizitohet për vetëm 14,078 herë në 24-orë./Gazeta Express/ 

LajmiFundit

Kategori