Mar. Tet 23rd, 2018

FUTBOLL – Arturo Vidal largohet nga Bayern Munich për tek FC Barcelone

MYNIH, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Klubi gjerman i “Bayern Munich” dhe ai spanjoll i “FC Barcelone” njoftuan dje në mbrëmje se kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit kilian Arturo Vidal.

“Marrëveshja me Arturo Vidal është për tre sezonet e ardhshme, pas vizitave mjekësore që do të zhvillohen në ditët në vijim”, theksoi klubi katalanas në faqen e tij të internetit, ndërkohë që shuma e transferimit ende nuk është bërë e ditur.

Nga ana e tij, “Bayern Munich” konfirmoi largimin e mesfushorit të tij të talentuar, që është 31 vjeç, në profilin “Twittetr”.

E ekipin bavarez, Vidal ka fituar tre tituj kampion Gjermanie, një Kupë të Gjermanisë dhe dy Superkupa të Gjermanisë. /G.S/

Kategori