Pre. Nën 16th, 2018

FUTBOLL- “Bajerni” refuzon të negociojë për të ardhmen e Levandovskit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ – “Bajerni i Mynihut” vazhdon t’u rezistojë përpjekjeve për të mos larguar sulmuesin polak Levandovski nga klubi.

Presidenti i “Bajernit” Uli Hënes ka deklaruar se agjenti i lojtarit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

Presidenti ka një marrëdhënie të vakët me agjentin e lojtarit, Pini Zahavi dhe beson se është pikërisht faji i përfaqësuesit të lojtarit që ka kaq shumë zhurmë në merkato për transferimin e Levandovskit.

“E vetmja gjë që nuk kemi nën kontroll është agjenti, por nuk i kemi lënë asnjë shans që ai të flasë. Ai është përpjekur të organizojë takime disa herë, por unë i kam thënë që jam i disponueshëm në 2 shtator, në orën 14:30”, përfundoi Hënes. /e.caushi/

Kategori