Mër. Dhj 19th, 2018

FUTBOLL – Bale gati për “El Clasico-n” e së dielës

TIRANË, 26 tetor. – “El Clasico” që do të zhvillohet ditën e dielë do të jetë ndeshja e 201 për uellsianin Garet Bejl me fanellën e “Realit të Madridit”.

Në këtë sfidë Bale do të kërkojë që të tregojë se është lideri i vërtetë për ekipin e “Realit”.

Të kesh realizuar 200 pjesëmarrje në ekipin e “Realit” është diçka e madhe, por uellsiani nga ana tjetër ka humbur për shkak të dëmtimeve 103 ndeshje, të cilat i kanë kushtuar shpeshherë edhe rolin e titullarit.

Uellsiani ka humbur 1 në 3 pjesëmarrje, një shifër shumë e lartë për një futbollist që kërkon që të fitojë trofeun e Topit të Artë.

Në këto 200 ndeshje, Bale ka treguar një nivel mesatar duke shënuar 92 gola dhe 62 asiste, si dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoret në Ligën e Kampionëve, ndaj “Dinamos së Kievit”, “Milanit” dhe “Sportingut të Lisbonës”.

Sipas “Marca”, trajneri Lopetegi në këtë “El Clasico” do të mbështetet te Garet Bale, për të arritur një rezultat pozitiv, çka do të thotë më shumë shpresë për të qëndruar në stolin e “Real Madridit”.

/e.caushi/

Kategori