Die. Gus 19th, 2018

FUTBOLL – Barcelona nuk dorëzohet për Pogba

MANÇESTER, 10 gusht /ATSH/ – Merkatoja angleze është mbyllur (për blerjet), ajo spanjolle do të jetë më 31 gush.

Por, në Spanjë vazhdohet të flitet për një ardhje të mundshme të Paul Pogba tek “Barcelona” e ish-mikut dhe shokut të skuadrës Vidal, shkruan faqja në internet “SportMediaset”.

Në fakt, sipas gazetës sportive “Mundo Deportivo”, katalanasit nuk janë dorëzuar ende për mesfushorin francez.

Megjithatë duket e vështirë që “Manchester United” ta lërë të ikë tani që nuk mundet të gjejë një zëvendësuar.

Me sa duket Pogba kërkon të largohet me çdo kisht nga “Djajtë e Kuq” dhe të mbyllë kështu edhe marrëdhënien e tij jo të mirë me trajnerin Mourinho.

Dhe pikërisht këtë element është duke shfrytëzuar barça. Katalanasit, vazhdojnë të mbajnë kontakte me agjentin e Pgba, Mino Raiola, ndërsa “Juventusi” qëndron në dritare duke vëzhguar me vëmendje si do të përfundojë ky operacin. /G.S/

Kategori