Mar. Tet 16th, 2018

FUTBOLL- Ceballos: “Reali” nuk do ta ndiej mungesën e Ronaldos

TIRANË 8 gusht/ATSH/ – Marco Asensio, Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë gjithçka që i duhet “Real Madridit” për të zëvendësuar mungesën e portugezit Cristiano Ronaldo.

Kështu u shpreh Dani Ceballos pas fitores 2-1 ndaj ekipit të “Romës”.

Fitorja e “Realit” erdhi pikërisht nga treshja, Bale, Benzema dhe Asensio (BBA) dhe Ceballos shpreson se ndryshimet taktike do të nxjerrin më të mirën e kësaj skuadre.

“Ne po luajmë ndryshe, me më shumë mbajtje topi dhe më të rrezikshëm për të shënuar kur Bale është në fushën e lojës së bashku me Benzeman dhe Asensio, ju nuk do ta ndieni mungesën e Ronaldos”, u shpreh ai përpara gazetarëve.

Largimi i Kovacic mund të siguronte më shumë minuta për Ceballos.

“Kovacic por stërvitet ende në Madrid dhe vendimet për zgjedhjen e skuadrës bëhen nga trajneri”, u shpreh mesfushori spanjoll../e.caushi/

Kategori