Mar. Tet 23rd, 2018

FUTBOLL – Courtois transferohet te “Real Madrid”

TIRANË, 8 gusht/ATSH/- Klubi spanjoll i “Real Madrid” ka zyrtarizuar blerjen nga klubi i “Chelsea” të portierit belg Thibaut Courtois.

Sipas “AS” belgu ka nënshkruar me klubin madrilen një kontratë 6 vjeçare.

Për transferimin e tij “Reali” ka shpenzuar 35 mln euro, një vlerë e ulët nga ajo që ka në treg portier, por klubi i “Chelsea” është detyruar që ta pranoj për të mos humbur portierin me parametra zero, pasi kontrata e belgut përfundon në qershor 2019.

“Real Madrid CF dhe “Chelsea” FC kanë rënë dakord për të transferuar Thibaut Courtois, i cili qëndron i lidhur me klubin për 6 sezonet e ardhshme. Pas vizitave mjekësore që do të zhvillohet ditën e nesërme, lojtari do të prezantohet përpara tifozërisë spanjolle në “Bernabeu” në orën 1 të drekës”, bënë me dije klubi madrilen.

Ish lojtari i “Genk”, “Atletiko Madrid” dhe “Chelsea” është i kënaqur me transferimin e tij në Madrid./e.caushi/

Kategori