Hën. Dhj 10th, 2018

FUTBOLL – Griezmann, Kante apo Ronaldo mes 30 kandidatëve për Topin e Artë

PARIS, 8 tetor . – Antoine Griezmann (Atletiko Madrid), N’Golo Kante (Çelsi) dhe Cristiano Ronaldo (Juventus) figurojnë mes 30 kandidatëve të përzgjedhur për Topin e Artë, ku 15 emrat e parë u publikuan sipas rendit alfabetik në rrjetin social “France Football”, organizator i këtij çmimi.

Sergio Aguero (Mançester Siti), Alisson Becker (Liverpul), Gareth Bale (Real Madrid), Karim Benzema (Real Madrid), Edinson Cavani (PSG), Thibaut Courtois (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Mançester Siti), Roberto Firmino (Liverpul), Diego Godin (Atletiko Madrid), Eden Hazard (Çelsi), Isco (Real Madrid) dhe Harry Kane (Totenhem) janë kandidatët e tjerë që janë bërë të ditur deri tani.

Topi i Artë, trofeu individual më i lartë në botën e futbollit që përcaktohet sipas votimit të gazetarëve nga e gjithë bota, do të jepet me 3 dhjetor. /G.S/

Kategori