Die. Dhj 16th, 2018

FUTBOLL – Guardiola: 11-metërshi ndaj “Shaktarit” nuk ishte, të gjithë e dimë

TIRANË, 9 nëntor. – Përpara ndeshjes derbi mes ekipeve të Mançesterit, Pep Guardiola ka pranuar se ai dhe rivali i tij, Murinjo janë njerëz të mirë.

Këtë koment Guardiola e bëri gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillohet mes “Sitit” dhe “Junajted” ditën e dielë.

“Të gjithë derbit janë speciale. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi do të thotë shumë për fansat, por është akoma edhe më speciale, sepse ke mundësinë që të mundësh ose të mundesh nga rivalët. Ndeshja e kthimit në Old Traford do të jetë më e rëndësishme. Përsa i përket rivalitetit me Murinjon, kjo është përmirësuar, në fund të ditës ne që të dy jemi njerëz të mirë, më shumë sesa na imagjinoni”, u shpreh Guardiola.

Trajneri Gurdiola është i ndërgjegjshëm për rrezikun që paraqesin “djajtë e kuq”, sidomos pas fitores së arritur në Torino ndaj ekipit të “Juventusit” në Ligën e Kampionëve.

“Ata janë një skuadër e cila ishte e aftë që të fitonte në Torino, ku shumica kanë humbur.

I gjithë ekipi punoi fort dhe u treguan shumë agresivë në qarkullimin pa top”, tha ai.

Në fjalën përpara gazetarëve, Guardiola foli edhe për 11-metërshin e dyshimtë të akorduar në favor të “Sitit” në ndeshjen kundër “Shaktar Donjeckut”.

Ne luajtëm në mënyrë të mrekullueshme ndaj “Shaktarit” dhe njerëzit flasin vetëm për penalltinë. Ai donte të bënte një hap përpara, por u rrëzua.

Nuk ishte një penallti dhe ne e dimë këtë”, përfundoi Guardiola. /e.caushi/

Kategori