Mar. Tet 16th, 2018

FUTBOLL- Kovacic braktis “Real Madridin”

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – Ditën e hënë, Mateo Kovacic vendosi të braktisë “Real Madridin”, duke theksuar se nuk do të kthehet në stërvitje pa u zgjidhur përfundimisht çështja e tij.

Sipas “Marca”, kroati nuk e kupton vendimin e klubit spanjoll rreth të ardhmes së tij dhe për këtë ka ndërmarrë një hap për të arritur objektivin e tij, duke i braktisur “Los Blancos” , të paktën për momentin.

Kovacic, i cili është shprehur rreth dëshirës për tu larguar nga klubi i “Real Madrid” dhe për të shijuar më shumë minuta loje, do të qëndroj në shtëpinë e tij në Madrid, duke pritur zgjidhjen e kësaj situate.

Lojtari ka folur për gjigantin spanjoll disa herë dhe është takuar gjithashtu me trajnerin, Julen Lopetegui për të diskutuar rreth largimit të tij, por asgjë nuk ka ndryshuar bënë me dije lojtari kroat.

“Real Madrid” e ka shpallur kroatit si të pashitshëm dhe deri tani nuk i kanë lënë asnjë mundësi për t’u larguar, duke acaruar së tepërmi situatën mes lojtarit dhe klubit.

Kovacic është shprehur qartë se dëshiron të largohet dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për ta arritur atë.//e.caushi/

Kategori