Hën. Tet 22nd, 2018

FUTBOLL- Kovacic largohet nga “Reali”, firmos për “Chelsea”

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – Mateo Kovacic është vetëm një hap larg nga ndarja përfundimtare me ekipin e “Real Madrid”.

Sipas “Marca”, mesfushori do të firmos me ekipin e “Chelsea”, tek i cili do të shkojë në formën e huazimit.

Në sezonin e ardhshëm, ish lojtari i “Interit” do të luaj në Premier League, ku duket se Kovacic do të ketë sërish mundësinë që të shtojë minutat e luajtura nën komandën e Maurizio Sarri-t. Largimi i tij nga “Bernabeu” është çështje orësh./e.caushi/

Kategori