Mar. Gus 14th, 2018

FUTBOLL- Leonardo: Kalinic te “Atletico”?… Pothuajse e përfunduar

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – Gjatë prezantimit të legjendës kuqezi, Maldini, drejtori teknik i “Milanit” Leonardo është shprehur i sigurt për transferimin e sulmuesit kroat Kalinic.

Sipas “SER Deportivos”, “Atletiko Madrid” ka mbyllur marrëveshjen për të nënshkruar me sulmuesin Nikolla Kalinic.

“”Kalinic te Atlético?, është pothuajse e mbaruar, marrëveshja është shumë afër” u shpreh gjatë prezantimit të Maldinit, drejtori sportiv i “Milanit”.

Ardhja e Kalinic, sulmues që Diego Simeone kërkon që ta transferojë te “Atletiko” duke formuar dyshen e sulmit me Diego Costa-n, do ti hap rrugë largimit të Kevin Gameiro.

Sipas “SER Deportivos”, “Atletiko Madrid” dhe “Valencia” janë të kënaqura nga transferimi i lojtarit për shifrën e 16 mln eurove dhe janë duke diskutuar për detajet dhe bonuset të cilat janë rreth 2 mln euro./e.caushi/