Mër. Sht 26th, 2018

FUTBOLL- “Liverpuli” mposht ekipin e “Totenhemit”

TIRANË, 15 shtator. – “Liverpuli” ka mposhtur në transfertë ekipin e “Totenhemit” duke vijuar serinë e fitoreve në “Premier Ligë”.

Të besuarit e Klop kanë fituar me rezultatin 1-2 në stadiumin e “Wembley” duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të “Totenhem”.

Ndeshja u zhbllokua nga mesfushori holandez, Vinjaldum në minutën e 39-të të takimit, i cili shënoi me kokë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh për “Liverpulin”. Goditjen e dytë ekipit londinez ja dha braziliani Roberto Firminjo në minutën e 54 të takimit, duke i vështirësuar ndeshjen për “Totenhemin”.

Ekipi londinez kërkoi të reagonte por u zgjua shumë vonë, duke shënuar golin e vetëm në minutën e 93-të të takimit, më anë të Lamelas. Ekipi i drejtuar nga Kloop kalon provën e parë të vështirë për sezonin e ri, ndërsa ngjitet në krye me pikë të plota, 15./m.z/

Kategori