Hën. Gus 20th, 2018

FUTBOLL-Lopetegui: Nëse Kovacic largohet, “Reali” do të kërkojë lojtarë të atij kalibri

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ – Trajneri i “Real Madrid”, Julen Lopetegui nuk ka rritur t’u shpëtoj pyetjeve për largimet nga kjo skuadër gjatë daljes për shtyp pas fitores 2-1 ndaj ekipit të “Romës”.

Pyetjet rreth, Thibaut Courtois dhe Luka Modric ishin të paevitueshme, por qendra e diskutimit u fokusua drejt një tjetër lojtari kroat, Mateo Kovacic.

Është e vërtetë që Kovacic ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar, unë dëshiroj që ai të qëndrojë pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por asgjë nuk është e sigurt. Nuk ka asnjë marrëveshje të finalizuar për të dhe nëse ai largohet ne do të kërkojmë një lojtar të atij kalibri për ta zëvendësuar”, theksoi Lopetegui.

Zhvillimet rreth portierit Courtois kanë pasur dhe një impakt te Keylor Navas, zgjedhjen e parë të klubit madrilen dhe Lopetegui vlerësoj nr 1 të portës.

“Keylor është fenomenal. Ai është një portier i jashtëzakonshëm dhe ka mbështetjen tonë të plotë”, u shpreh Lopetegui.

Përsa i përket transferimit të Curtois, Lopetegui nuk ka dhënë detaje, ndërsa pyetjeve për Modric ai zgjodhi të citoj presidentin Perez duke u shprehur se “Presidenti i ka bërë të qarta gjërat”./Marca/e.caushi/

Kategori