Mër. Tet 17th, 2018

FUTBOLL  – Marco van Basten lagohet nga FIFA

ZYRIH, 12 tetor . – Legjenda e futbollit, holandezi Marco van Basten do të largohet nga posti i tij si përgjegjës i zhvillimit teknik në FIFA në fund të tetorit sipas një marrëveshje mes palëve, njoftoi sot institucioni drejtues i futbollit botëror.

Ish-sulmuesi i “Ajaksit” dhe “Milanit”, që erdhi në FIFA në vitin 2016, largohet nga posti i tij për të kaluar më shumë kohë në Holandë me familjen, shpjegon FIFA në një komunikatë, që nuk e mbyll derën ndaj një rikthimi të mundshëm të Van Basten.

Fituesi tre herë i Topit të Artë (1988, 1989, 1992) ishte ngarkuar me të gjitha aspektet teknike, nga raporti mes inovacioneve teknologjike me futbollin deri tek arbitrazhi.

Gjatë mandatit të tij, ai kishte propozuar heqjen e pozicionit jashtë loje, pezullimin e kohës shtesë apo përdorimin e përjashtimeve të përkohshsme, me qëllim për të bërë këtë sport më tërheqës. /G.S/

Kategori