Hën. Tet 22nd, 2018

FUTBOLL – Paolo Maldini rikthehet te AC Milan

MILANO, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Paolo Maldini, legjenda e AC Milan, ku bëri gjithë karrierën e tij si lojtar, rikthehet në klubin që e bëri mbret me postin e Drejtorit të Zhvillimit Strategjik sportiv, njoftoi sot formacioni në faqen e internetit.

“Eksperienca dhe lidershipi i Paolos do të jenë një domosdoshmëri e madhe për klubin, ashtu si dhe pasioni dhe energjia e tij”, theksoi Paolo Scaroni, president i klubit milanist duke zyrtarizuar rikthimin e atij që ka marrë 26 trofe në 25 vjet të karrierës së tij nën bluzën “Rossoneri” (647 ndeshje të Seria A (1985-2009), 419 prej të cilave me shiritin e kapitenit).

Maldini ka filluar karrierën në moshën 16-vjeçare, në vitin 1985, në ekipin e parë të AC Milan, me të cilin ka fituar shtatë “Scudetti” (tituj kampionë të Italisë) dhe pesë UEFA Champions League duke luajtur në 8 finale, një rekord që e ndan me Francisco Gento./
/ec/

Kategori