Die. Gus 19th, 2018

FUTBOLL- Pas zërave për largim, “Reali” gati të risë pagën e Modric

TIRANË,  8 gusht/ATSH/ – Lojtarët e “Real Madridit” që morën pjesë në fazat më të avancuara të Kupës së Botës, janë stërvitur në Valdebebas ditën e mërkurë së bashku me kroatin Luka Modric.

9 lojtarë të rinj dhe Oscar Rodrigues i janë bashkangjitur stërvitjes së bashku me Marcelon, Varane, Modric dhe Casemiro ndërsa Mateo Kovacic është stërvitur i veçuar në palestër, në prag të largimit të tij nga klubi madrilen.

Drejtuesit e “Real Madrid” do të takohen me Modric për ti propozuar një rritje page në mënyrë që ta largojë nga interesimi që ka për klubin e “Interit”.

Gjithsesi, Florentino Perez e ka bërë të qartë që zikaltërit duhet të paguajnë klauzolën prej 750 mln eurosh për të realizuar këtë transferim./Marca/e.caushi/

Kategori