Mër. Tet 17th, 2018

FUTBOLL – Platini kërkon që gjykata franceze të nisë hetim për largimin e tij nga FIFA

PARIS, 13 tetor . – A ka dashur dikush ta akuzojë artificialisht Michel Platini për ta nxjerrë jashtë garës për presidencën e FIFA ?

Ish-nr 10 e beson këtë fakt dhe ka ngritur padi ndaj X pranë gjykatës franceze, gjithnjë në lidhje me polemikat e ngritura për pagesën e famshme prej 2 milionë frangave zvicerane.

”Denoncim bazuar mbi gënjeshtra” dhe ”grupim i personave me qëllim për të hedhur baltë mbi figurën time”. Ishin pikërisht këto dy argumenta që ish-presidenti i UEFA-s (2007-15) depozitoi një ankesë pranë institucionit më të lartë ligjzbatues në Paris.

‘’Ankesa po shqyrtohet nga Prokuroria e Parisit, e cila më pas do të vendosë nëse do të nisë apo një hetim mbi faktet e denoncuara’’, njoftoi për median një burim gjyqësor./ /v.b/

Kategori