Hën. Tet 15th, 2018

FUTBOLL- Raiola në Manchester për transferimin e Paul Pogba

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ – Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit francez të “Manchester United”, Paul Pogba.

Ekipi i “Barcelonës” dëshiron të shtojë në kontingjentin e saj francezin Pogba dhe është duke ndjekur me vëmendje ngjarjet të cilat po ndodhin në Manchester, ku klubi i drejtuar nga Murinho duket se nuk do të heq dorë nga lojtari pa gjetur zëvendësuesin e tij.

Prandaj drejt Manchesterit do të udhëtojë njeriu që mund ti zgjidhë çështjet e tilla, sikurse është Mino Raiola, agjenti i Pogba.

Absurdja në këtë histori është se klubi i “Barcelonës” ka krijuar besim te Raiola edhe pse ata i ndërprenë marrëdhëniet pas largimit të papritur të Zlatan Ibrahimoviç nga “Bernabeu”.

Sipas “AS” presidenti Bartomeu është i vetëdijshëm se Mino Raiola është i vetmi persona që mund ta transferojë Pogba-n nga “kthetrat” e Mourinho.

Dhe për këtë arsye, pas takimit me përfaqësues të ekipit të “Barcelonës”, Raiola do të paraqitet në “Old Trafford” për të parashtruar ofertën e “Barcelonës” që është rreth 112 milion euro./e.caushi/

Kategori