Die. Dhj 16th, 2018

FUTBOLL- “Reali” ka gati 3 alternativa në rast se largohet Modric

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ – Mateo Kovacic është një hap drejt huazimit te “Chelsea” dhe Luka Modric dëshiron të luaj për “Interin”, diçka e evidentueshme nga lëvizjet e menaxherit të lojtarit rreth klubit italian, tregon se “Real Madrid” duhet të vras mendjen për zëvendësimin e 2 kroatëve.

Nëse largimi i Ronaldos pritej, largimi i 2 kroatëve ka prishur disi planet e “Real Madrid”.

Janë 3 emra të cilët janë në axhendën e klubit prej disa javësh.

26 vjeçari Christian Eriksen është zëvendësuesi perfekt për Modric, por edhe pas “tërmetit” që shkaktoi agjenti i këtij të fundit, ende nuk ka asnjë lëvizje.

Një qasje e mundshme ndaj “Tottenham” është mjaft e vështirë për shkak të mbylljes së merkatos në Premier League ditën e enjte, që do të thotë se është mjaft vonë për të filluar negociatat.

Pavarësisht kësaj, Eriksen është i preferuar në Londër për klasin dhe vizionin që ai shfaq në fushën e lojës.

Julen Lopetegui do të mirëpriste ardhjen e futbollistit Dane, por nuk do të linte jashtë dhe alternativën, Thiago Alcantara të “Bayern Munich” i cili ka një të kaluar me “Barcelonën”.

“Reali” kishte mundësi që të nënshkruante me të para 5 vitesh duke paguar 20 mln euro, por bordi refuzoi që të paguante klauzolën e tij, gjithsesi, Lopetegui beson se ai është një lojtar i cili të jep siguri dhe ritëm në fushën e lojës.

Opsioni i tretë është  Milinkovic, për të cilin “Lazio” kërkoi 100 mln euro për transferimin e tij, por Los Blancos” nuk do ta paguajnë atë çmim.

Por tani që çmimi i tij ka rënë në 70 mln, 22 vjeçari ka tërhequr vëmendjen e “Realit” ./Marca//e.caushi/

 

Kategori