Hën. Tet 15th, 2018

FUTBOLL – Rio Ferdinand: Pogba duhet të qëndrojë tek ”Manchester United”

LONDËR, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Jepini fund këtyre thashethemeve. Ish mbrojtësi historik i ”Manchester United” Rio Ferdinand i kërkoi sot drejtuesit të “Djajve të kuq” për të përgënjeshtruar spekulimet në lidhje me një transferim të mundshëm të mesfushorit Paul Pogba tek ”FC Barcelone”, një lajm i publikuar nga media ”Sky Italia”.

”Jepini menjëherë fund këtyre zërave dhe sillni Alderweireld”, u shpreh Ferdinand, autori i më shumë se 450 ndjeshjeve me fanellën e “Djajve të kuq” nga viti 2002 dhe 2014, duke përmendur negociatat për blerjen e mbrojtësit belg të ”Tottenham” Toby Alderweireld.

Sipas televizionit italian ”Sky Italia” Barcelona kishte paraqitur një ofertë 50 milionë euro më të lartë se të dy lojtarëve të tjerë (André Gomes dhe Yerry Mina) për blerjen e Pogba, fitues i Botërorit 2018 me Francën.

Megjithatë  sipas ”Sky Italia” menaxhimi i ”Manchester United” do ta ketë refuzuar propozimin.

Pogba, aktualisht ndodhet me pushime pas Botërorit -2018, i cili kaloi nga kategoritë e të rinjve të ”Manchester United” mes viteve 2011 dhe 2012, por vendosi të nënshkruante një kontratë me ”Juventus Torino” para se të rikthehej tek ”Manchester” në vitin 2016 kundrejt 105 milionë euro./

/v.b/

Kategori