Mar. Tet 16th, 2018

FUTBOLL – Scaloni dhe Aimar emërohen trajnerë të Argjentinës

BUENOS AIRES, 3 gusht /ATSH-DPA/ – Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar do të marrin në kujdestari Argjentinën deri në dhjetor, njoftoi dje Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Çifti do të vijë pas largimit të Jorge Sampaoli, i cili dha dorëheqjen pas eleminimit nga Franca të Argjentinës në fazën e një të tetave finale në Kupën e Botës.

“Ne po fitojmë kohë për të marrë vendimin e duhur”, deklaroi Claudio Tapia shefi i AFA-së.

Scaloni ishte një asistent i Sampaolit në Rusi dhe aktualisht trajnon ekipin nën 20 vjeç të Argjentinës, nëdrsa Aimar është trajneri i ekipit nën 17 vjeç dhe kjo dyshe do të ketë shancin të tregojë vlerat e veta në miqësoret që do të zhvillohen në shtator kundër  Guatemalas dhe Kolombisë. /G.S/

Kategori