Hën. Nën 19th, 2018

FUTBOLL – Solari në prag të konfirmimit si trajner i Realit

MADRID, 8 nëntor . – Trajneri i përkohshëm i Realit të Madridit, Santiago Solari me shumë mundësi nuk do të jetë më i përkohshëm, nëse ai drejton ekipin drejt fitores kundër Celta Vigos në stadiumin “Balaidos” në ndeshjen e së dielës.

Solari drejtoi këtë ekip në ndeshjen kundër Melilas në raundin e parë të Kupës së Mbretit duke regjistruar fitoren e tij të parë me klubin.

Ndërsa kundër Valadolidit, javën e kaluar, ai regjistroi fitoren e parë për Realin në pesë ndeshje.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e tij debutuese si trajner, arriti një fitore 5-0 kundër Viktoria Plzen.

“Po, pse jo?”, tha Karim Benzema pas fitores së ndeshjes kur u pyet nëse Solari duhej të ishte i përhershëm. /G.S/ a.jor.

Kategori