Sht. Nën 17th, 2018

FUTBOLL – Të ardhurat e Realit arrijnë mbi 750 milionë euro

MADRID, 8 shtator /ATSH-AA/ – Të ardhurat për periudhën 2017-2018 të klubit të Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), Real Madrid, kanë arritur në 750,9 milionë euro.

Gjiganti evropian i futbollit njoftoi tabelën financiare të sezonit të kaluar, sipas së cilës, të ardhurat nga aktivitetet e klubit janë rritur për 11,3 për qind, duke arritur në 750,9 milionë euro.

Shifra nuk përfshin të ardhurat e fituara nga transferimet e futbollistëve, ndërsa u shënua rritja më e madhe që nga viti 2000.

Më tej, klubi bëri të ditur se sukseset e arritura në turnetë kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave, por bonuset e paguara në këtë periudhë kanë ndikuar në shpenzimet.

Gjithashtu, theksohet se klubi mbretëror nuk ka asnjë borxh dhe se ky është sezoni i tretë me radhë të cilin klubi e ka mbyllur me fitim.

Real Madrid në korrik të këtij viti lejoi transferimin e Cristiano Ronaldo në Juventus për 100 milionë euro./ a.jor.

Kategori