Turqi: Sulm me armë i merr jetën një futbollisti 21-vjeçar
Një ngjarje e rëndë tronditi Stambollin, Turqi, ku një futbollist 21-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me armë. Viktima është Kubilay Kaan Kundakci.
Sipas dëshmitarëve okularë, një person hapi zjarr drejt automjetit me të cilin udhëtonte futbollisti, duke e plagosur atë rëndë. Mediat e huaja raportojnë se Kubilay Kaan Kundakci, duke qenë mik i reperit dhe ish-të dashurës së tij, një këngëtare, ndodhej aty për të qetësuar një konflikt mes tyre.
Pas të shtënave, ai u dërgua në një spital në Stamboll, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
