Futbolliste Iraniane Kërkojnë Azil në Australi Pas Arratisjes Dramatike

VIDEO/ Arratisje dramatike e futbollisteve iraniane në Australi, pesë lojtare kërkojnë azil, të tjerat kthehen në Iran

Një ngjarje me të vërtetë dramatike, që i ngjan skenave filmike, ka ndodhur gjatë qëndrimit të ekipit kombëtar të futbollit të femrave të Iranit në Australi. Pesë lojtare të skuadrës janë larguar nga hoteli dhe kanë kërkuar azil në Australi, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është kthyer në Iran.

Sipas informacioneve nga mediat australiane, futbollistet që vendosën të largoheshin nga delegacioni kanë përdorur shkallët e emergjencës së hotelit për t’u larguar pa u vënë re nga rojet dhe personeli shoqërues. Ato raportohet se kanë dërguar sinjale SOS me dritat e telefonave celularë ndërsa përpiqeshin të shmangeshin nga vëzhgimi i shoqëruesve të tyre.

Arratisje “nën hundën” e rojeve

Detajet e arratisjes janë përshkruar si “kinematografike”. Sipas avokates së pesë lojtareve, Tina Kordrostami, futbollistet kanë zbritur nga shkallët e emergjencës dhe kanë tentuar të largoheshin nga parkingu i hotelit. Kur rojet kanë kuptuar mungesën e tyre, menjëherë është shpërthyer alarmi. Rojet, të cilët dukshëm të shqetësuar, i kanë ndjekur me nxitim, duke zbritur me vrap shkallët pasi nuk kanë pasur kohë të presin ashensorin. Për fatin e lojtareve, dera që të çonte drejt parkingut ishte e mbyllur, duke u dhënë atyre kohë të zhdukeshin. Në hollin e hotelit, situata u bë e tensionuar, teksa rojet kuptuan dështimin e tyre në mbajtjen e ekipit nën kontroll.

Skuadra e ndarë mes azilit dhe kthimit në atdhe

Ngjarja ka krijuar një ndarje të thellë brenda ekipit. Pesë lojtare kanë vendosur të qëndrojnë në Australi dhe të kërkojnë azil, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është nisur drejt Iranit, mes emocioneve dhe lotëve.

Në aeroportin e Sidnejit, disa prej lojtareve që ktheheshin në atdhe i kanë thënë gazetës Sydney Morning Herald se dëshironin vetëm të riktheheshin pranë familjeve të tyre. Kur u pyetën për shoqet që mbetën në Australi, njëra prej tyre u përgjigj: “Ato u bënë refugjate.” E pyetur nëse do të dëshironte edhe ajo të kërkonte azil, futbollistja u përgjigj: “Irani është atdheu im.”

Megjithatë, sipas mediave australiane, gjuha e trupit e disa prej lojtareve tregonte pasiguri. Disa prej tyre hipën në avion me lot në sy, ndërsa një tjetër fillimisht refuzoi të largohej.

Sinjale SOS dhe masa të forta sigurie

Gjatë transferimit nga aeroporti drejt terminalit ndërkombëtar në Sidnej, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku disa lojtare shiheshin duke dërguar sinjale SOS me dritat e telefonave nga brenda autobusit.

Në këtë situatë, autoritetet australiane shtuan masat e sigurisë. Rreth ekipit ndodheshin 14 policë të armatosur rëndë, dhe pati edhe kontrolle shtesë kufitare për shkak të dyshimeve se mund të kishte lojtare të tjera që dëshironin të qëndronin në Australi.

Pavenduar nga tensioni, disa pasagjerë të një prej fluturimeve ku udhëtuan futbollistet treguan se piloti i avionit mbajti një mesazh emocionues, duke folur për rëndësinë e solidaritetit në kohë të vështira, gjë që u prit me duartrokitje nga pasagjerët.

Scroll to Top