G7 forcon mbështetjen për Ukrainën me sanksione të reja

G7 Forcon Veprimin Kundër Rusisë me Sanksione të Reja dhe Mbështetje Ushtarake për Ukrainën

Liderët e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) kanë arritur një marrëveshje për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë dhe për të forcuar më tej mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Ky vendim u bë i ditur në komunikatën përfundimtare të samitit të zhvilluar në Evian, Francë.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia dhe Kanadaja janë zotuar të rrisin furnizimet me armë me rreze të gjatë veprimi për Kievin dhe të forcojnë aftësitë e mbrojtjes ajrore të ushtrisë ukrainase.

Në deklaratën e përbashkët theksohet se ekziston një “momentumi i ri” në mbështetjen ndaj Ukrainës, duke përmendur edhe përparimet e arritura nga forcat ukrainase në fushën e betejës gjatë muajve të fundit. Udhëheqësit e G7 vlerësojnë se ky është momenti i duhur për të rritur presionin mbi Moskën me masa të reja ndëshkuese. Deklarata përmend gjithashtu marrëveshjen SHBA-Iran, e cila parashikon hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një korridor me rëndësi strategjike për tregtinë dhe energjinë globale.

Përveç ndihmës ushtarake, G7 ka premtuar mbështetje edhe për sektorin energjetik të Ukrainës, me qëllim që vendi të sigurojë furnizimin gjatë dimrit të ardhshëm. Kjo ndihmë konsiderohet thelbësore, pasi sulmet ruse kanë dëmtuar vazhdimisht termocentralet dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, si mikpritës i samitit, i cilësoi vendimet si një “moment zgjimi strategjik”, duke theksuar se ato përfaqësojnë një fitore për mbështetjen ndërkombëtare ndaj Ukrainës. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz e përshkroi samitin si një “ditë shprese”, duke folur për mundësinë e krijimit të kushteve për paqe, bazuar edhe në deklaratat e Donald Trump përkohën e duhur për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund konfliktit.

Scroll to Top