Garda Revolucionare kërcënon: “E kemi gishtin te këmbëza, gati për t’u përgjigjur!”
Garda Revolucionare ka lëshuar sot një deklaratë të fortë drejtuar Perëndimit. Disa orë pas shpalljes së armëpushimit, Garda pohon se ka “gishtin në këmbëz” dhe është gati t’i përgjigjet “çdo sulmi me forcë më të madhe”. Ky lajm konfirmohet nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.
Deklarata e Gardës Revolucionare vjen menjëherë pasi Presidenti iranian, Masoud Peskov, tha se armëpushimi i shpallur këtë mëngjes ishte në përputhje me “kërkesat e përgjithshme të Teheranit”. Siç deklaroi ai në postimin e tij në platformën “X”:
“Armëpushimi, duke pranuar kërkesat e përgjithshme të Iranit, ishte fryt i gjakut të udhëheqësit tonë martir, Khamenei-t të madh, dhe rezultat i pjesëmarrjes së të gjithë popullit. Nga sot, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar, qoftë në fushën e diplomacisë, apo në mbrojtje, apo në rrugë, apo në fushën e shërbimit publik.”
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
