Pre. Sht 21st, 2018

Gentian Trenova në KPA, përcaktohet me short trupa gjykuese për apelimin e tij

Shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar çështjen e ankimimit të subjektit Gentian Trenova, ndaj vendimit të datës 20 qershor të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vendimi lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të tij konkretisht, në vazhdën e rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve në tërësi.

Këtë të premte nga ky Kolegj njoftohet se është hedhur shorti për caktimin e trupit gjykues, me kryesuesin e tij dhe relatorin e çështjes.

Më konkretisht, kryesuese do të jetë ish-kryeprokurorja e Përgjithshme, Ina Rama; relatore do të jetë Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jetë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

InfoPasqyra/tch

Kategori