Die. Gus 19th, 2018

GJENETIKË – BM – Komiteti Etik: Është i pranueshëm modifikimi i ADN-së së njeriut në embrion

LONDËR, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Modifikimi i gjenomit të embrioneve, spermatozoidëve dhe vezoreve me teknikat që mundësojnë modifikimin e ADN-së, si teknika “prit dhe ngjit”, ose “CRISPR”, është moralisht e pranueshme, por me garancinë e mirëqenies së individit, si në aspektin fizik edhe atë social, shprehet Komiteti Etik i Britanisë së Madhe, në një raport prej 183 faqesh, me titullin “Modifikimi i gjenomit dhe riprodhimi njerëzor: problemet sociale dhe etike”.

Ky dokument u përgatit për dy vite, pasi në shtator 2016, Komiteti kishte filluar një hetim mbi çështjet etike të ngritura në lidhje me ndryshimin e gjenomit në riprodhimi njerëzor.

Megjithatë ky raport sugjeron se “para se modifikimi i ADN-së të lejohet duhet të zhvillohet një debat publik i gjerë dhe gjithpërfshirës mbi përdorimin e modifikimit dhe mbi implikimet që ka, si dhe kërkime të mëtejshme duhet të zhvillohen për të përcaktuar standartet e sigurisë”. /G.S/

Kategori