Sht. Tet 20th, 2018

GJENETIKË – Suksesi është i shkruar në gjene!

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Premisat për një jetë të suksesshme janë shkruar në një grup të vogël gjenesh, që normalisht të vetme nuk mjaftojnë që të bëheni persona të suksesshëm, por me siguri mundësojnë që të keni një avantazh, pavarësisht kontekstit dhe përkatësisë spciale, sipas një analize të zhvilluar mbi 20 000 persona mes SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Zelandës së Re, të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS) nga një grup ndërkombëtar i drejtuar nga Universiteti Duke, në SHBA.

Ky studim ka mundësuar që të individualizohet një grup gjenesh që ndërhyn në ngjitjen sociale. Pesha e varianteve gjenetike që lidhen me suksesin është përkthyer në një pikaverazh, që është përdorur më pas si parametër për të krahasuar persona të ndryshme duke u bazuar në arritjet e bëra në jetë (për shembull niveli i edukimit, karriera profesionale apo të ardhurat).

Rezultatet tregojnë se personat me pikaverazhin më të lartë janë ata me më shumë sukses, pavarësisht statusit social. Subjektet me pikaverazh më të lartë kanë tendencë të kenë rezultate më të mira në raport me prindërti, madje edhe vëllezërit, përtej kontekstit social ku janë rritur.

Gjenet e suksesit veprojnë si një motor që aktivizon ngjitjen sociale, ndonëse shtyrja e tyre është shumë e limituar. Në fakt ato ndikojnë deri në masën 4% në lëvizshmërinë sociale. /G.S/

Kategori