Mar. Nën 20th, 2018

GJERMANI – Berlini i kërkon Moskës të frenojë Damaskun nga ofensiva kundër Idlebit

BERLIN, 5 shtator . – Qeveria gjermane i bëri thirrje Rusisë që të bllokojë forcat e qeverisë siriane nga kryerja e një ofensive kërcënuese kundër bastionit të fundit rebel, Idlebit.

“Ne presim që Rusia të frenojë regjimin sirian nga kjo katastrofë”, deklaroi sot në Berlin zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer.

“Punonjësit e ndihmës humanitare duhet të lejohen të hyjnë në rajon të papenguar”, shtoi ajo. /G.S/

Kategori