Mër. Jan 23rd, 2019

GJERMANI – Maas i kërkon BE-së heqjen e vizave me Kosovën

BERLIN, 11 janar . – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas tha sot se ai po kërkon t’u garantojë qytetarëve kosovarë udhëtimin pa viza në Bashkimin Europian.

“Ka disa kërkesa për udhëtimin pa viza, në fakt ka 95 të tilla. Kosova i përmbush të gjitha këto”, tha Maas në një takim në Berlin me homologun e tij kosovar, Bexhet Pacolli.

“Ne shohim se proceset e reformimit në Kosovë po vazhdojnë”, tha Maas.

“Megjithatë mbetet shumë për të bërë”, vazhdoi ministri gjerman duke theksuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Këto procese si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë fqinje, janë kërkesa për të krijuar marrëdhënie me të ngushta mes Kosovës dhe BE-së”, theksoi Maas.

Nga ana tjetër, Pacilli insistoi se “si pjesë e marrëveshjes së paqes mes dy vendeve, Beogradi duhet të kishte njohur Kosovën si një shtet”.

Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe sot njihet nga më shumë se 110 vende si një shtet i pavarur, ndërsa Beogradi ende nuk e njeh si të tillë./ /G.S/ a.jor.

Kategori