Gjermania & Aleatët Kërkojnë Rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Gjermania, së bashku me më shumë se 20 vende aleate, ka nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku shprehin angazhimin për të ndërmarrë “përpjekje të përshtatshme” për të siguruar transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vende të tilla si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia, kanë dënuar sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare dhe impianteve të naftës dhe gazit në rajon.

“Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht nga më të dobtit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve partnere të ndihmojnë për rihapjen e kësaj rruge detare dhe ka kritikuar ato që nuk kanë vepruar mjaftueshëm.

Irani jep sinjale fleksibiliteti

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Araqshi, ka deklaruar për agjencinë japoneze të lajmeve “Kyodo News” se Irani është i gatshëm të lejojë anijet japoneze të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare nga ku transportohet rreth 90% e importeve japoneze të naftës.

Gjithashtu, Irani ka lejuar edhe anijet me destinacion apo pronësi nga vende si Kina, India dhe Pakistani të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes këtij korridori strategjik detar.

Scroll to Top