Gjermania mbështet Qipron kundër kërcënimeve raketore

Gjermania ofron mbështetje për Qipron përballë kërcënimeve raketore iraniane: “Nëse keni nevojë për ne, do të jemi aty!”

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka shprehur mbështetjen e Gjermanisë për Qipron, duke siguruar se Berlini do të jetë pranë ishullit në rast nevoje për ndihmë. Ky premtim u bë gjatë takimit të tij në Nikosi me homologun qipriot, Constantinos Kompos.

Gjatë bisedës, zoti Kompos theksoi rëndësinë e një roli aktiv evropian në qetësimin e tensioneve përmes diplomacisë. Ai nënvizoi se Qiproja synon të jetë pjesë e zgjidhjeve, jo e problemeve.

Këto deklarata vijnë si pjesë e një përpjekjeje për të qetësuar shqetësimet rajonale dhe për të forcuar solidaritetin evropian në Mesdheun Lindor.

Scroll to Top