Gjermania mbështet Turqinë në BE, takimi Merz-Erdogan

“E duam Turqinë pjesë të BE-së,” shprehet kancelari gjerman pas takimit me Erdoganin

Gjermania shpreh mbështetje për përpjekjet e Turqisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, duke qëndruar pranë presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi dëshirën e tij për ta parë Ankarën si anëtare të bllokut evropian.

Sipas mediave turke, gjatë takimit, Erdogan i ka kërkuar Berlinit ndihmë për të siguruar qasje në Fondin Evropian të Mbrojtjes SAFE, një fond me vlerë 150 miliardë euro.

“Do të bashkëpunojmë më ngushtë me Turqinë në fushën e politikave të sigurisë,” tha kancelari gjerman, duke shtuar: “Ne duam ta shohim Turqinë në BE.”

Megjithatë, Merz theksoi se Turqia ende nuk i plotëson kriteret për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim në BE.

Kancelari gjerman gjithashtu mirëpriti vendimin e Turqisë për të blerë 20 avionë luftarakë Eurofighter. Ai e cilësoi këtë blerje si një hap që do të forconte aleancën ushtarake të NATO-s përballë kërcënimit nga Rusia.

“Të gjithë jemi dakord se këta avionë do t’i shërbejnë sigurisë kolektive të Aleancës,” u shpreh ai për gazetarët në Ankara.

Gjermania fillimisht kishte vendosur veto ndaj kësaj marrëveshjeje, për shkak të mbështetjes së Turqisë për organizatën palestineze Hamas, por e hoqi këtë veto në korrik.

Scroll to Top