Gjermania: Palestinezët duhet të heqin dorë nga Hamasi

Ministri i Jashtëm gjerman, Johannes Vandeful, ka deklaruar se palestinezët duhet të heqin dorë nga organizata Hamasi nëse dëshirojnë një të ardhme të mirë.

Ai theksoi se, megjithëse fundi i përkohshëm i konfliktit mund të shihet si një ngjarje historike dhe ditë gëzimi, është thelbësore që shtetet në rajon të angazhohen për bashkëjetesë paqësore.

“Për herë të parë, Izraeli dhe fqinjët e tij në thelb donin të njëjtën gjë,” tha Vandeful, duke shtuar se procesi drejt paqes është sfidues dhe kërkon punë të mëtejshme nga të gjithë.

Ministri gjerman nënvizoi rëndësinë e çarmatosjes së Hamasit dhe heqjes dorë nga ajo organizatë nga vetë palestinezët. Ai paralajmëroi se mbizotërimi i terrorizmit do të pengojë një të ardhme të mirë për palestinezët në Rripin e Gazës.

Vandeful u shpreh se Hamasi përfaqëson “terrorizëm të pastër” dhe se nuk ka perspektivë për të ardhmen ata që shtyhen drejt radikalizmit. Ai gjithashtu theksoi “detyrën e palestinezëve për t’u distancuar” nga kjo organizatë dhe për të gjetur një formë të re bashkëpunimi, në mënyrë që të kenë mundësinë të krijojnë shtetin e tyre.

Leave a Comment

Scroll to Top