Gjetur pa jetë në Peqin-Elbasan, dyshohet shkaqe natyrale

Bujar Mezini, 67 vjeç, është personi që u gjet pa jetë sot pranë linjës hekurudhore që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin.

Dyshohet se zoti Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pak kohë më parë, ai kishte pësuar një hemorragji cerebrale, e cila mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë, trupi i 67-vjeçarit është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Scroll to Top