Mër. Dhj 19th, 2018

Gjiknuri: Përgjigja amerikane për “Unazën”, vjen javën e ardhshme

Burime zyrtare pranë Ambasadës Amerikane i thanë InfoPasqyra/tch se të premten ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka qenë në kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Kjo ka ndodhur ndërsa ka dalë në skenë një fakt sipas të cilit kompania off shore amerikane, që ka fituar tenderin për të ndërtuar lotin e parë të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet.

Burime i thanë InfoPasqyra/tch se takimi është kërkuar nga ministri për të marrë informacion. Një ditë pas takimit me diplomatët amerikanë në zyrën e tij, Gjiknuri tha se në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane.

  Basha drejton gishtin nga Gjiknuri: Ishte në SHBA kur u themelua kompania fantazmë

Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë.

ARRSH ndërkohë e ka pezulluar projektin për lotin nr.1 Gjiknuri thotë se si ministër i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.

Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

InfoPasqyra/tch

Kategori