GJKKO dënon pesë anëtarë të grupit të kanabisit

GJKKO dënon pesë anëtarë të një grupi kriminal të kanabisit; SPAK paraqiti çështjen në gjykatë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar pesë të pandehur, anëtarë të një grupi kriminal të akuzuar për kultivim, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për veprimtarinë si grup i strukturuar kriminal.

Vendimet e dhëna janë si më poshtë:

  • Arben Shpati: 13 vite burg (8.8 vite me gjykim të shkurtuar)
  • Pavlin Shpati: 10.6 vite burg (7 vite me gjykim të shkurtuar)
  • Aleksandër Rrasa: 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar)
  • Jeton Kacoli: 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar)
  • Kristjan Plepaj: 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar)

Në nëntor të vitit 2023, Policia e Shkodrës sekuestroi një sasi droge dhe pajisje për përpunimin e saj në një banesë të pabanuar pranë lumit Kir, të cilat posedoheshin nga këta shtetas. Hetimet zbuluan gjithashtu se grupi kishte kultivuar 10.274 bimë kanabis në fshatrat Kir dhe Pult.

Të arrestuarit kanë lidhje familjare dhe shoqërore mes tyre. Nga veprimet hetimore, dyshohet se kanë bashkëpunuar duke vepruar si grup kriminal, ku secili anëtar kishte rolin e tij, duke filluar nga sigurimi i farave, kultivimi, prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike.

Scroll to Top