GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë sot në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goro.

Goro ishte dënuar nga GJKKO në shkallë të parë më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai ka vuajtur 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Dënimi ndaj tij parashikoi gjithashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që ndodhet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut. Kjo sipërfaqe, rreth 10 mijë metra katrorë, është sekuestruar nga SPAK dhe rezulton të ketë pasur si përfitues fundor ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit të depozituar nga Fredi Beleri.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohen edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka, i cili ka masën “arrest në shtëpi”.

Scroll to Top