GJKKO shpall fajtor Gëzim Çelën, “baronin e drogës”

GJKKO shpall fajtor ‘baronin e drogës’ Gëzim Çela

Gjykata e Posaçme e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin përfundimtar për çështjen penale ndaj 13 të pandehurve, të cilët akuzohen për trafikim të narkotikëve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Mes tyre është edhe Gëzim Çela, i cili konsiderohet si “baroni i drogës”.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë. Pjesa më e madhe e tyre janë dënuar edhe për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa disa prej tyre për mbajtje ose prodhim të armëve pa leje.

Në total, të gjithë të pandehurit janë dënuar me 107.8 vite burg.

GJKKO gjithashtu njoftoi se armët e sekuestruara gjatë hetimit, duke përfshirë dy armë zjarri dhe një thikë, kalojnë në favor të shtetit. Lënda narkotike e sekuestruar do të asgjësohet, ndërsa sendet dhe provat e tjera materiale do të mbeten në ruajtje për efekt të procedimeve të tjera në vijim.

Scroll to Top