Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt pas pretendimeve për shkelje gjatë hetimeve

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku pretendonte për shkelje procedurale gjatë hetimeve të zhvilluara nga SPAK-u.

Ndërkohë, më datë 24 shkurt, gjyqtarja Nertina Kosova do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurimit. Apeli i posaçëm do të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për lirimin e Veliajt nga qelia. Kërkesa e tij vjen pas vendimit për kalimin e çështjes në gjykim, ndërsa pala mbrojtëse argumenton se nuk ka mundësi për prishjen e provave.

Scroll to Top