Hën. Nën 19th, 2018

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për Redi Popeskun

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Redi Popeskun, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

40-vjeçari mendohet se ka refuzuar kërkesat e prokurorëve për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës. Justifikimi i Popeskut ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur.

Nga ana tjetër, për ngjarjen e ish-bllokut, ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, janë nën arrest me burg edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Aktualisht janë ende në kërkim ushtaraku i beretave të kuqe Marviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Përveç rrëfimit të dëshmitareve okulare që tregojnë se dy grupet u përplasen për motive të dobëta, të gjithë mekanizmin se çfarë ndodhi në të vërtetë mbrëmjen e 4 tetorit do ta përcaktojë ekspertiza shkencore që do të saktësojë se me sa armë u qëllua atë natë dhe kush ka qëlluar.

InfoPasqyra/tch

Kategori