Gjykata Kushtetuese: A do kthehet Balluku në detyrë sot?

Kushtetuesja: A do kthehet sot Balluku në detyrë?

Tetë gjyqtarë janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese marrin një vendim të përkohshëm për të hequr pezullimin, zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të kthehet sot në zyrën e saj.

Më herët, Gjykata Kushtetuese kaloi për shqyrtim ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Një treshë gjyqtarësh, Marsida Xaferllari, Sonila Bejtja dhe Sandër Beci, vendosën kalimin në seancë plenare, duke konsideruar se ankimimi i Edi Ramës për konflikt kompetencash përbën lëndë për këtë gjykatë.

Pas këtij hapi, tetë gjyqtarë janë mbledhur për të marrë një vendimmarrje për kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja. Nëse ata vendosin pro kërkesës për heqjen e përkohshme të masës, zv/kryeministrja do të rikthehet në post deri në përfundim të gjykimit.

Po sot, Balluku ka ankimuar në GJKKO dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj: pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Ajo është e pandehur për shkelje lidhur me tenderin e Llogarasë dhe nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe.

Scroll to Top