Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari, vendosi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
“Kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
