Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
GJK u shpreh se nuk mund ta marrë në shqyrtim kërkesën e Metës në lidhje me mënyrën e arrestimit të tij, të cilën ai e konsideron si çnjerëzore. Sipas vendimit të marrë me shumicë votash, çështja nuk mund të shqyrtohet pasi ndodhet nën hetim.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se masa e sigurimit personal e caktuar ndaj Metës është vendosur për një qëllim të ligjshëm, duke rrëzuar kështu kërkesën e tij.
