Gjykata Kushtetuese shqyrton padinë e Llagamit për votim

Nuk u zgjodh për një votë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot padinë e Naureda Llagamit

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Naureda Llagamit për anulimin e procedurës së votimit të datës 30 shtator, zhvilluar në Gjykatën e Lartë. Ky votim çoi në emërimin e Asim Vokshit si anëtar të kësaj gjykate.

Gjatë votimit, Llagami mori 9 vota, të cilat përbënin 3/5 e totalit të nevojshëm për t’u shpallur fituese. Megjithatë, një votë u shpall e pavlefshme për shkak se në fletë ishin bërë dy shenja. Kjo situatë ul numrin e votave të vlefshme në favor të saj.

Si pasojë, dhe në përputhje me renditjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Asim Vokshi u zgjodh automatikisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke qenë se ishte renditur i pari në listën e vlerësimit.

Më herët, Naureda Llagami kishte kërkuar edhe pezullimin e emërimit të Vokshit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, por kjo kërkesë është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Scroll to Top